Firma e kryeministrit në draft-kontratë? Rama: S’më intereson fare, nuk e kam parë në fletoren zyrtare

Deputeti demokrat Helidon Bushati e konsideroi të turpshme, firmën e kryeministrit Edi Rama në draft kontratë dhe theksoi se kjo tregon urgjencën e tij për ta bërë efektive.

Kreu i qeverisë, Edi Rama i cili është prej më shumë se 5 orë në Komisonin Hetimor, iu përgjigj se kjo është hera e parë që sheh një fletore zyrtare në distancë se nga afër nuk ka parë asnjëherë. Rama tha se i del për zot gjithçkaje që bën dhe çdo ministri në betejat e përbashkëta.

“Nuk kam ardhur të bëj debat ekspertësh se ekspertiza këtu ka virus është e virusuar. Kam ardhur këtu për rolin e kryeministrit dhe di që janë të ndara detyrat. Jam shumë dakord që estetikisht problemet janë akoma më të mëdha, por unë nuk e bëj dhe as e kam parë fletoren zyrtare dhe është hera e parë që shoh një fletore zyrtare në distancë se nga afër nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk më intereson fare. Nuk e bëj unë tipografin e fletores zyrtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?