Firmoset marrëveshja, Zyra Rajonale Rinore do ngrihet në Tiranë

Kryeministrat e Rajonit të Ballkanit firmosën marrëveshjen për themelimin e zyrës rajonale të bashkëpunimit rinor.

Kjo zyrë u vendos që do të ngrihet në Tiranë për të financuar projekte që rrisin bashkëpunimin në rajon si dhe mundësitë për kualifikime profesionale.

Duke u bazuar në përvojën 50-vjeçare të zyrës së rinisë franko-gjermane, për bashkëpunimin e të rinjve, misioni i Zyrës në Tiranë do të jetë ai i mbështetjes së aktiviteteve që promovojnë pajtimin e popujve, si dhe programet për diversitetin, shkëmbim ndërkulturor, lëvizshmërinë rajonale, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe promovimin e vlerave demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha shtetet pjesëmarrëse shprehën bindjen e tyre se RYCO do të japë një kontribut të madh në pajtimin dhe të ardhmen europiane të rajonit, duke forcuar shkëmbimet dhe lëvizjen e rinisë së rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?