Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:32 PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit “PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit”- shkruan kryeministri Rama në pasditen e kësaj të diele.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, përlotet avokati Vishaj: Besoj shtatori do të më gjejë në gjykatë

Aktualitet E enjte, 14 Gusht 2025 20:20
Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, përlotet avokati Vishaj: Besoj shtatori do të më gjejë në gjykatë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Avokati i njohur Saimir Vishaj fitoi “gjyqin” më të rëndësishëm të jetës, atë kundër sëmundjes së rëndë me të cilën luftoi për disa javë. Pasi mposhti sëmundjen dhe doli nga gjendja e komës, profesori i njohur i juridikut tregon se ligji më i rëndësishëm i kujtdo duhet të jetë të mos dorëzohesh, sado e rëndë të jetë situata.

”Aktualisht jam në rikuperim e sipër, gjendja është e kënaqshme, i gjithë ekipi mjekësor është fokusuar në shëndetin tim, kalova një gjendje shumë të rëndë kome dhe intubim. Në Shqipëri mu dha ndihma e parë nga QSUT rreth 15 ditë, por ishte e pamundur të vazhdoja në atë qendër dhe menjëherë kam ardhur në qendrën shëndetësore San Raffaelo në Milano dhe u jam nënshtruar të gjitha analizave, edhe pse kam qenë në gjendje kome dhe nuk mbaj mend gjë”, u shpreh ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sëmundja ja dha mesazhin e parë atje ku ai ndihej si në shtëpinë e tij të dytë, në një sallë gjykate. ”Kam qenë në një seancë gjyqësore, ku sa ka mbaruar seanca kam rënë në gjendje kome dhe jam zgjuar në reanimacion pranë QSUT. Aty më është dhënë ndihma e parë, por kam qenë i intubuar dhe nuk kam ditur çfarë ka ndodhur me shëndetin tim”, tregoi avokati.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mjekët në Itali i gjetën një diagnozë të rëndë, ku një prej organeve të tij nuk funksiononte dhe rëndonte shumë pranë mëlçisë, duke bërë që të mos prodhohej një substancë e cila furnizon trurin me oksigjen. ”Duket se kisha 35 vjet që isha shumë i lodhur nga puna, mbase dhe mungesa e kontrollit të vazhdueshëm bëri që të vij në këtë gjendje. Nuk kam pasur më parë shqetësime”, tha Vishaj.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 10 minutash
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 3 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 3 orësh

Cili ishte reagimi i parë kur ai u zgjua nga koma dhe kuptoi se çfarë kishte ndodhur? ”Çfarë mund të them ndryshe kur kam qenë mes vdekjes dhe jetës? Por shyqyr që ia dola… Besoj tani jam mirë, jam drejt rikuperimit, besoj shtatori do më gjejë në seancat gjyqësore”, thotë avokati. Përmes rrjeteve sociale teksa po rikuperohet, avokati ndan vijimin e betejës me mesazhet për të jetuar e për t’ia dalë. Miq të njohur e të panjohur të botës virtuale i dhanë shumë dashuri, dhe kjo dashuri bën të përlotet edhe një burrë. /TCH/

Etiketat e lidhura

Saimir Vishaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Para 10 minutash

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 19 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 41 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 7 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.