Fitoi me Bajrat zgjedhjet, Bledi Çuçi i përgjigjet Berishës: Në PS nuk ka mbrojtje askush që shkel ligjin

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon se Partia Socialiste fitoi Bashkinë e Shkodrës me presionin e bandës së Bajrave. Ai publikoi disa pamje filmike përmes të cilave pretendon se Bajrat ushtrua terror ditën e zgjedhjeve në disa qendra votimi në Shkodër.

Lidhur me këtë, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi është pyetur për takimin e pretenduar të Bajrave me një zyrtar socialist në Shkodër. Çuçi ka deklaruar se nuk ka dijeni për akuzat e Berishës, por ka shtuar se nëse zyrtari socialit është takuar me Bajrat, atëherë akti është i dënueshëm.

Pyejte: A keni ju dijeni përse anëtari i kryesisë së PS-së në Shkodër, Erald Bushi ka qenë ishoqëruar së bashku me bandën kriminale të Bajrave dhe kanë hyrë nëpër qendrat e votimit së bashku ditën e 14 majit në zgjedhje. Kjo bandë ka takuar dhe përfaqësues të tjerë pavarësisht se nuk lejoheshin për të hyrë në qendrat e votimit

Swiss Digital Desktop Reklama

Bledi Çuçi: Nuk kam dijeni. Po të jetë e vërtetë është e dënueshme. Në PS nuk ka mbrojtje askush që shkel ligjin ndryshe nga çfarë ndodh opozita. Ju e shihni se çfarë po bëjnë në momentin që ndërhyn drejtësia aty ku sheh që janë ezauruar krimet. Qëndrimi jonë ka qenë shumë i qartë dhe do të vijojë të jetë i qartë. Për çështjet e drejtësisë së reformuar nuk bëjmë asnjë koment. Ka përkrahjen tonë të plotë qoftë politike, qoftë personale në sensin që kushdo që shkel ligjin përgjigjet personalisht dhe nuk ka mbrojtjen e partisë. Në ndjekjen penale kemi një qëndrim që nuk ka pasur në asnjë moment dyshime për të kundërtën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?