Fitoi zgjedhjet në Kukës, KQZ i jep mandatin e kryebashkiakut kandidatit socialist

KQZ i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, kandidatit të PS-së i cili fitoi zgjedhjet e 24 shtatorit.

Kandidati i PS fitoi me mbi 5500 vota më shumë ndaj rivalit të tij të “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.

“Vendosim dhënien e mandatit të kryetari të bashkisë Kukës Albert Halilaj të propozuar nga Partia Socialiste, ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Mund të bëhet ankimin brenda 3 ditëve”, tha Celibashi.

SHKARKO APP