Fiton Bashkia e Tiranës, Gjykata Kushtetuese nuk e pezullon taksën 8% për ndërtuesit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve të përfaqësuar nga Nikollaq Neranxi dhe e mbështetur nga Partia Demokratike për pezullimin e ligjit “Për sistemin e taksave vendore” në nenin që përcakton taksën prej 8% për ndërtimet dhe hapësirat publike.

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve në proces, Gjykata e vlerësoi si të paargumentuar dhe të paarsyeshme kërkesën për pezullimin e këtij ligji, duke lënë në fuqi taksën e vendosur nga bashkia.

Këshilli Bashkiak i Tiranës në bazë të këtij ligji rriti vjet taksën e ndërtimit dhe atë të zënies së hapësirave publike, si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura për qytetin nga fitimet e ndërtuesve dhe bizneseve që zaptonin pa kufi trotuaret dhe hapësirat publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taksë kjo që u kundërshtua nga një pjesë e ndërtuesve të përfaqësuar nga Nikollaq Neranxi, si dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, të cilët kërkuan anullimin e taksës për ndërtimet dhe zënien e hapësires publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një përpjekje e cila synonte që të pasurit të mos paguajnë taksat për hapësirën publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?