Fitorja e Belerit, Vangjel Dule: Populli e liroi, shumë shpejt do jetë në zyrën e Bashkisë
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka dhënë një deklaratë për mediat, pas përfundimit të procesit të numërimit në Bashkinë Himarë, që i dha fitoren kandidatit të tij, Fredi Beleri.
Dule tha se populli e ka liruar Belerin, i cili sipas tij, shumë shpejt do të jetë në zyrën e kryetarit të bashkisë.
“Triumf! Është triumf për zotin Beleri. Zoti Beleri do të jetë shumë shpejt në zyrën e kryetarit të bashkisë. Nuk ka asnjë provë. Sigurisht që do dalë nga aty. Populli e liroi”, deklaroi Dule.