Fitorja e Melonit, Milo: Italia prodhon surpriza. Panariti: Italianët u paraprijnë ndryshimeve në Europë
Fitorja e “Fratelli D’Italia” e drejtuar nga Giorgia Meloni në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën, kanë befasuar Eruopën, por edhe vetë Italinë. Për ish-ministrin Paskal Milon suprizat në Itali janë të vazhdueshme dhe se atje priten gjithmonë ndryshime. Ndërkohë ish-ministri Edmond Panariti theksoi se këto ndryshime në Itali duhen lexuar me shumë kujdes, pasi kjo tregon erë ndryshimesh në të gjithë Europën.
Xhafo: U surprizuat nga rezultatet e zgjedhjeve në Itali?
Milo: Mund të mos jem surpriza pasi vetë politika italiane të surprizon surpriza dhe shpeshherë kundërvënies sa të surprizon.
Panariti: Unë e prisja një ndryshim të tillë për arsye se ka kohë që demokracia liberale është në krizë. Para disa ditësh Macron foli për krizën e demokracisë liberale, dështimin e sistemit globalisht, apeloi për vendimmarrje sovrane.
Në një garë mënyre kjo krijoi pakënaqësi në Europë për mënyrën se si qeverisej. Italia është një farë laboratori, për ndryshime të mëdha. Ju e dini që Italia ka nxjerrë Musolinit para Hitlerit. Prandaj gjithmonë ka paraprirë dhe duhet lexuar me shumë kujdes dhe me shumë vëmendje.