Fitorja ndaj Becchettit, Gjiknuri: Arbitrazhi konfirmoi vërtetësinë e asaj ç’ka kemi deklaruar

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Gjiknuri shprehet se Arbitrazhi ndërkomëtar vërtetoi edhe njëherë pretendimet e qeverisë shqiptare.

Ndërkohë, ai shton se “kjo vepër e rëndësishme energjetike tashmë do të mund të konkretizohet nga një investitor serioz”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur miq! Shqipëria fitoi një përballje të rëndësishme në Arbitrazhin Ndërkombëtar të ICC kundrejt shoqërisë Hydro S.R.L.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjej rastin të shpreh një falënderim të veçantë për ekipin që përfaqësoi Shqipërinë në arbitrazh: juristët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për punën e bërë dhe Avokaturën e Shtetit, e cila me profesionalizëm udhëhoqi me sukses këtë proces.

Vendimi i arbitrazhit konfirmoi edhe njëherë vërtetësinë e asaj çka ne kemi deklaruar që në fillim për koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Kjo vepër e rëndësishme energjetike tashmë do të mund të konkretizohet nga një investitor serioz,” nënvizon Gjiknuri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?