Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fituan 3 medalje në Turqi, Veliaj pret atletët Luiza Gega e Izmir Smajlaj: Investojmë në sport, që të rinjtë të ndjekin modelin tuaj

Aktualitet E diel, 20 Mars 2022 12:13
Fituan 3 medalje në Turqi, Veliaj pret atletët Luiza Gega e Izmir Smajlaj: Investojmë në sport, që të rinjtë të ndjekin modelin tuaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, dy kampionët që na kanë bërë krenarë me arritjet e tyre sportive, kanë sjellë edhe 3 medalje të tjera për Shqipërinë nga Kampionati Ballkanik i Atletikës në Stamboll. Ata u takuan me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shprehu mirënjohjen për rezultatet e arritura dhe tha se Smajlaj dhe Gega janë dy modele që vlejnë të ndiqen nga të gjithë të rinjtë shqiptarë.

“Luiza dhe Izmiri kanë pasur një sezon fantastik dhe e kanë nisur me këmbë të mbarë vitin 2022, një vit i veçantë për ne sepse Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Dy të rinjtë tanë model, kanë marrë medalje ari, respektivisht në kërcim së gjati dhe në garën 3 mijë metra, ku jemi shpallur kampionë Ballkanikë – Luiza për herën e tetë dhe Izmiri për herë të gjashtë. Çunat dhe gocat e Tiranës kanë dy modele për të ndjekur, një vajzë të mrekullueshme dhe një djalë të mrekullueshëm. Jam super krenar për ju! Fakti që vini me këto medalje në vitin ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, do të thotë se çdo investim te rinia është një investim që ia vlen”, u shpreh Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai tha se investimet e Bashkisë së Tiranës në sport po japin çdo ditë e më shumë fryte, duke veçuar sidomos terrenet sportive, pistat e reja të vrapit dhe së fundmi, edhe pishinat e notit në zonën e Liqenit.

“Me rezultatet e Luizës dhe Izmirit provojmë se aty ku kemi investuar, jemi shpërblyer. Përmirësimi i statusit financiar, reformimi i Sport Klub Tirana me një lidership të ri, terrenet e reja, qoftë “Fahrie Hoti”, qoftë Parku Olimpik, qoftë pistat e reja që po bëjmë në natyrë, të gjitha këto ia kanë vlejtur. Kjo do të thotë se reforma në sport është e rëndësishme për çdo federatë. Sot ne kemi një marrëdhënie speciale me Federatën e Atletikës dhe historitë e suksesit të Luizës dhe Izmirit janë dëshmi e kësaj. Kemi një super histori me volejbollin dhe basketbollin, ekipet e Tiranës kanë dalë të parët në vend dhe po përgatiten për ndeshjet ndërkombëtare. Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe me futbollin, por shumë shpejt do të kemi lajme edhe për notin, ku do marrim në dorëzim pas 20 vitesh, të gjitha pishinat te zona e Liqenit”,-deklaroi kryebashkiaku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Smajlaj dhe Gega vlerësuan mbështetjen dhe investimin e bashkisë për sukseset e sportistëve elitarë. “Jam krenar që përfaqësoj ngjyrat bardheblu në arenën ndërkombëtare. Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa ndihmën tuaj kryetar, pa shefin e klubit dhe pa Komitetin Olimpik”, u shpreh Smajlaj.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 34 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 35 minutash
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 8 orësh

“Jam shumë e lumtur që vazhdoj të mbaj titullin si kampione Ballkani për shumë vite, por kjo është falë mbështetjes që tashmë kemi nga klubi dhe nga bashkia. Sinqerisht, faleminderit për këtë, sepse sporti kërkon mbështetje, ndryshe nuk mund të mbash këtë nivel. Jam shumë e lumtur që do kemi edhe pistën, që kaq shumë e duam, dhe më në fund edhe Tirana do ta ketë një pistë të tillë”,-tha kampionia Gega. Të dy sportistët konfirmuan se objektivi i radhës janë Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Etiketat e lidhura

Izmir SmajlajLuiza Gega
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 34 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 34 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 35 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.