Fituesit e “Connected Europe” vazhdojnë udhëtimet e mundësuara nga Telekom

 

Pesë nga fituesit e fushatës “Connected Europe” kanë udhëtuar këtë fundjavë në çift në vendet e tyre të preferuara mundësuar nga Telekom Albania. Midis datave 3-23 korrik në faqen zyrtare të Telekom Albania u pranuan aplikimet nga i gjithë publiku. Duke aksesuar aplikacionin “Connected Europe”, çdo përdorues i Facebook mund të zgjidhte eksperiencën që dëshironte të përjetonte dhe natyrisht personin me të cilin do t`i ndante çastet e paharruara.

Fituesit u bënë pjesë e guidës së përgatitur posaçërisht për ta nga kompania në mënyrë që të përjetojnë udhëtimin e ëndrrave në shtetet që kanë zgjedhur. Sylo Kapllanaj, Nazmi Kurti, Gjergji Dallenga, Anila Malaj dhe Halil Alijaj vizituan Hungarinë, Gjermaninë, Austrinë dhe Poloninë në çift me personat dhe vendin që kishin zgjedhur. 

Një prej fituesve, Halil Alijaj shprehet se: “Ndihem shumë i lumtur që kam fituar këtë udhëtim pasi nuk kam qenë asnjëherë në Poloni. Kam udhëtuar në shumë vende dhe si dhuratë e Telekom do t`i shtohet Polonia listës së shteteve që kam vizituar. Gjithashtu, kam zgjedhur djalin tim të vogël për ta përjetuar këtë eksperiencë dhe do jetë shumë e veçantë edhe për të ky udhëtim. Falenderoj pamasë Telekom pasi dhurata të tilla mund të vijnë vetëm njëherë në jetë”.

Ndërsa Gjergji Dallenga, fituesi nga Berati që do të fluturojë drejt Gjermanisë tha se: “Eshtë hera e parë për mua që vizitoj Mynihun dhe kjo më ka lumturuar pafund. Zgjodha ta përjetoj këtë eksperiencë me partneren time dhe mezi po presim ta shijojmë”.

Të tjerë fitues do të ndjekin koncertin e Electronic Beats në shtete të tjera si: Mali i Zi, Hungaria apo Kroacia. Gjithashtu, një pjesë e mirë e tyre e kanë shijuar këtë eksperiencë gjatë muajve të shkuar duke u kthyer të surprizuar dhe të çlodhur. Secili prej tyre ka përfituar falas udhëtimin për tre ditë, qëndrimin, guidën dhe mund ta përdorin këtë mundësi deri në fund të muajit tetor 2015.

Ashtu siç ishte lajmëruar, përzgjedhja e fituesve të “Connected Europe” është bërë në mënyrë elektronike, bazuar në një algoritëm me përzgjedhje rastësore. Telekom Albania, si pjesë e familjes së Deutshe Telekom, do të vazhdojë të ofrojë mundësi të shumta për publikun, në mënyrë që secili të ndihet pjesë e rrjetit që i lidh me Europën.

 

Rreth Telekom Albania

Telekom Albania filloi operacionet komerciale në 1996, me emrin komercial Albanian Mobile Communications. Në 2008 iu bashkua Grupit Deutsche Telekom dhe në 2015 përqafon identitetin e brandit Telekom. Telekom Albania, me produkte moderne, inovacion të përhershëm në përputhje me zhvillimet e reja teknologjike dhe çmimet më konkurruese, është shndërruar në ofrues të rëndësishëm të komunikimit dhe inovacionit cilësor në Shqipëri.

SHKARKO APP