Fjala e plotë e kryeministrit Rama në konferencën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri
Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për mjaft kohë ne luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare, megjithatë të hiqnin dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian, është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë, është fati ynë!
Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Europa është e para herë që për ne të gjithë të kishim një zgjedhje të lirë dhe zgjidhëm t’i japim gjithçka Evropës, e bëmë sepse besojmë në këtë hapësirë lirie, paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë, por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë në rajonin tonë. Një mënyrë që shkëputet një herë e përgjithmonë me të kaluarën.
Europa me vlerën e parimet dhe standardet e saj, është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje, sigurie dhe prosperiteti.
Një Ballkan i Hapur i katër lirive të BE-së gjithashtu. Duke filluar nga sot bisedimet e anëtarësimit nuk e bëjnë ëndrrën tonë realitet, por e bëjnë realitetin një vend më të mirë për të ndjekur ëndrrën. Ne e dimë se ajo që kemi ndjekur deri tani është vetëm fundi i fillimit.
Të gjithë e dimë se rruga jonë për të qenë këtu, nuk ka qenë e lehtë. Vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtete, mes punës së palodhur, vlerësimeve, pritshmërive, premtimeve të pa mbajtura dhe rinisjeve të mundimshme. Një histori e rrokullisjes së një guri në kodër dhe rënies. E përpjekjes për të arritur majën dhe kthimit poshtë herë pas herë ashtu si në Mitin e Sizifit, por ne vazhduam të ecnim përsëri e përsëri, duke mos e humbur besimin tonë edhe kur u përballëm me dhimbjen e fundit të shuplakës së padrejtë në fytyrë,
Lajmi i mirë është se ne mbaruam më Samuel Beckett. Më lejoni të citoj këtu Albert Camus nga kryevepra e tij “Miti i Sizifit”, për të shprehur më mirë thellësinë e besimit tonë dhe forcën e bindjes sonë në Europë, pavarësisht armiqësive të viteve të fundit. Atë që unë besoj së është e vërtetë, me duhet ta ruaj, atë që me duket kaq e qartë edhe kundër meje, më duhet ta mbështes.
Në ato pak vite te tmerrshme që lamë pas, zinxhiri i refuzimeve për të nisur zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit u zgjerua më tej nga ngjarje të tmerrshme si tërmeti, pandemia dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, lufta në Ukrainë. Nëse një zot do të kishte planifikuar këto pengesa për të testuar angazhimin tonë ndaj procesit të integrimit në BE ata nuk do të ishin në gjendje të dilnin me një kombinim sfidash më shkatërruese, por ne ia dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë dhe më fortë se ç’mund të ishim edhe ne, sepse nuk ka të bëjë vetëm për ne, bëhet fjalë për atë që është e ardhmja evropiane dhe ky union gjithashtu. BE-ja ka qene gjithmonë e me tepër për shqiptarët më shumë sesa raporte standarde, afate apo shkresa. Të gjithë ato gurë që rrotullohen do të kishin humbur lehtësisht poshtë kodrës nën presionin e këtyre viteve jashtëzakonisht të vështirë. Kërkimi ynë për Europën duhet të ishte kthyer në një punë jo frymëzuese si zakonisht. Nëse kjo nuk ndodhi është sepse integrimi plotë në Europë është për Shqipërinë dhe kombin shqiptar një çështje për jetë a vdekje. Të menduarit për jetën në të ardhmen dhe të largimit të vdekjes në të shkuarën. Kjo është arsyeja edhe pse u shtymë padrejtësisht për tre vite me radhë, ne i duruam reagimet duke i vazhduar më tej reformat tona edhe me më shumë këmbëngulje.
Reforma në drejtësi kaloi në fazën e zbatimit dhe siç flasim sot, Shqipëria është vendi më i avancuar në rajon në këtë drejtim. Natyrisht ka më shumë për të bërë por themelet për një sistem drejtësie të besueshëm , të drejtë, të pavarur, profesional, transparent, të përgjegjshëm dhe efikas të cilit mund t;i besohet më në fund pas shekujsh, mund t’i besohet fare mirë publikut dhe këto janë të vendosura tashmë.
Këto vite kanë qenë shumë sfiduese për ne dhe na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne morëm rezultate konkrete dhe u bëmë partneri vlefshëm në shumë operacione ndërkombëtarë kundër rrjeteve kriminale duke rritur bashkëpunimin tonë me Eurojust.
Ne shkatërruam të gjithë pallatin e vjetër të drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione krejt të reja, plotësisht funksionalë për një epokë të re të sundimit të ligjit që sapo ka filluar. Prokurori i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë element themelorë të kësaj epoke të re. Nëse vetëm pak vite më parë do të kishit pyetur dikë në Shqipëri, këdo, për shanset për të parë në jetën e vetë një politikan pas hekurave, do të kishin qeshur me ju. Realiteti tani është shumë ndryshe. Askush nuk është imun para drejtësisë. As pozita dhe tesera e partisë dhe as paratë nuk mund t’ju mbrojmë më. Si kurrë më parë në historinë e këtij shteti, një gjyqësor vërtetë i pavarur dhe barazia e vërtete përballë drejtësisë tani janë të mundshme dhe të arritshme për Shqipërinë.
Unë qëndroj këtu sot si lider i një maxhorance të zgjedhur në mënyrë demokratike, që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjeta e drejtësisë dhe as që ka përdorur ndonjëherë shigjetën e pushtetit ekzekutiv për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve të gjyqësorit në favor të dikujt dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e kombit tonë, por sigurisht shumë hije të së shkuarës vazhdojnë. Kjo është arsyeja që ne jemi këtu, kaq të etur për të vazhduar luftën tonë në një nivel tjetër, duke shfrytëzuar sa më mirë bisedimet për anëtarësim si në mjet shtet ndërtimi të vazhdueshëm për Shqipërinë e re demokratike.
Gjatë tre viteve të fundit që kanë qenë të vështira, roli i Shqipërisë në skenën ndërkombëtare u bë gjithnjë e më i rëndësishëm, fillimisht si kryesues i OSBE dhe më pas si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, ku ne i bashkohemi SHBA-së i penëmbajtëse për luftën në Ukrainë. Ne qëndrojmë për zbatimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e pakushtëzuar të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Ne do vazhdojmë të luajmë një rol kyç në konfigurimin e ri gjeopolitik europian duke mbetur aktiv në ndërtimin e paqes afatgjatë në rajonin tonë të ndërlikuar.
Shqipëria ka një histori krenare të përafrimit 100% me deklaratat e BE-së për politikën e jashtme të përbashkët të sigurisë që ndjek një rrugë konsistente me BE-në që nga viti 2004. Ne marrim pjesë në nisma rajonale si procesi i bashkëpunimit me Europën Juglindore, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Procesin e Berlinit, zonën ekonomike rajonale dhe ne iniciuam me dy parterë të tjerë rajonalë nismën e parë të brendshme ballkanike të quajtur “Open Balkan”. Dua të rikujtoj këtu se tani e tutje nuk do të jenë vetëm 2, por 4 nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor për të negociuar hyrjen e tyre në Bashkim. Më besoni, në një zonë si Ballkani më shumë shqetësim për idealet e BE do të thotë më pak fantazma nga historia në jetën tonë politike. Një hapësirë e shtuar për të projektuar një të ardhme të përbashkët shpresëdhënëse dhe për të folur me një zë, shpërndan përshpirtjet nga e kaluara, dënon me absurditet urrejtjen, ksenofobinë dhe megalomaninë nacionaliste në jetën e popujve të Ballkanit.
Duke qenë katër vende negociuese për tu bashkuar me BE-në BE dhe jo vetëm dy, dyfishohet qëllimi i unitet dhe përgjysmohet fryma e ndarjes. Pavarësisht zhgënjimeve tona është e rëndësishme të theksojmë se BE nuk është thjeshtë një projekt që do të përfundojë një ditë, ajo tashmë ka dhënë shumë dimensione dhe do doja të shfrytëzoja këtë rast për të shprehur edhe një herë mirënjohjen time nga zemra.
Vetëm për të përmendur disa, ndihma financiare e Bashkimit në përgatitjen për anëtarësim, mbështetja e fortë për rimëkëmbjen pas tërmetit, ndihma e vaksinës kundër COVID-it gjatë pikut të pandemisë dhe plani ekonomik i investimeve për Ballkanin Perëndimor, kanë luajtur një rol vendimtar për të mbrojtur lidhjen tonë pavarësisht reagimeve në anën e integrimit.
Ne përpiqemi të sigurojmë që pozicioni ynë politik, ekonomik dhe financiar si anëtarë të ardhshëm të BE-së të jetë në përpjesëtim me shtetet anëtare të BE, më përmasa të ngjashme. Qëllimi ynë është të rrisim konkurrencën tonë, të forcojmë kapacitet tona prodhuese dhe të ndërtojmë një shoqëri të drejtë e të qëndrueshme.
Anëtarësimi ynë në BE do të fokusohet në nevojën për të përmirësuar kohezionin social dhe ekonomik brenda vendit. Në këto kohë shumë sfiduese Shqipëria po kthehet në një destinacion për të krijuar sinergji të reja për një siguri më të fortë energjitike në rajonin tonë. Ne jemi me energji 100% të rinovueshme, por ende shumë të varur nga burimet vulnerabil hidroenergjetike. Diversifikimi është objektivi ynë kryesor dhe të bëhemi eksportues neto i energjisë brenda vitit 2030 dhe ky është qëllimi ynë strategjik.
Bujqësia dhe zhvillimi rural është një sektor i fuqishëm ekonomik ne vendin tonë, me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis, rritjen e gjelbërimit, sigurinë ushqimore dhe avancimet teknologjike. Rritja e standardeve te politikave të këtij sektori është e domosdoshme për ne dhe ne kemi shtuar përpjekjet tona për të siguruar një integrim të plotë dhe të shpejtë në politikën e përbashkët bujqësore të BE-së duke qëndruar të përkushtuar për të mbrojtur dhe përmirësuar mjedisin.
Moratoriumet për një kohë të gjatë në eksplorimet e pyjeve dhe gjuetisë kanë ndihmuar në mënyrë thelbësore për të rikuperuar një pjesë të asaj që është shkatërruar gjatë një tranzicioni të ardhshëm. Ne do të angazhohemi në aktivitetet dhe planet e veprimit te komunitetit te transportit për të përmirësuar sigurinë rrugore, hekurudhat, transportin ujor dhe atë multimedial dhe për të zgjeruar koristë e gjelbërta me shtetet anëtare të BE-së.
Ne do vazhdojmë të investojmë në mënyrë thelbësore në ndërlidhjen kombëtare dhe rajonale duke bërë çmos për të përdorur siç duhet mjetet e planit ekonomik dhe investimeve të BE-së.
Nga ana tjetër, ne duam të bëhemi kampionë rajonalë të epokës digjitale. Teknologjia e re tashmë po na shërben mirë në ofrimin e shërbimeve publike të shpejta, me shpejtësi të re dhe me korrupsion zero. Teksa flasim, ne po luftojmë kundrejt një sulmi masiv kibernetik nga një vend armiqësor ndaj Bashkimit Europian dhe ndaj nesh gjithashtu, si anëtarë të përkushtuar të komunitetit euro-atlantik. Sistemi ynë po reziston dhe ne po e zmbrapsim armikun duke sjellë shërbimet tona digjitale në orët vijuese.
Ne shohim fillimin e bisedimeve të anëtarësimin me BE-në si një fillim i ri edhe në vend, ku duhet të rishpikim veten si një komunitet i vlerave demokratike dhe si një hapësirë e standardeve europiane, por edhe si një shumicë në qeveri që është e vetëdijshme për nevojën për të rishpikur vetveten në çdo hap të mëtejshëm.
Ne jo vetëm që do vazhdojmë të raportojmë periodikisht për negociatat e integrimit në Parlament dhe Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, por do të gjejmë mënyra me ndihmën tuaj, për të rritur cilësinë e këtyre proceseve duke përmirësuar ndërveprimin me aq shumë aktorë të ndryshëm nga sa më shumë mënyra jetese.
Në të njëjtën kohë, do të punojmë për të siguruar që kritika e shoqërisë civile dhe liria e mediave të vazhdojnë të inkurajohen në mënyrë që qytetarët të mbeten po aq të vetëdijshëm dhe vigjilentë sa qeveria që përpiqet të jetë për sfidat dhe mundësitë e kësaj rruge të re drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian.
Shumë të dashur miq të vjetër, ndërsa ne festojmë me entuziazëm sot fillimin e një kapitulli të ri të marrëdhënieve tona me Europën dhe me institucionet europiane, nuk kemi qenë kurrë më të vetëdijshëm për sfidat, jo vetëm për ne si shtete individuale aspirantë, por për projektin në tërësi. Ato sfida do forcojnë vendosmërinë tonë, jo vetëm për hatrin tonë dhe fëmijëve dhe nipërve tanë, por edhe për hir jush, shokë të Bashkimit Europian, jo thjesht në të mirë të anëtarëve aspirantë, por edhe atyre ekzistues.
Teksa zgjoheni nga spektri i një lufte të re globale, shumë europianë që dukej se kishin harruar prej kohësh që BE-ja lindi për t’i dhënë fund luftës njëherë e përgjithmonë, duhet ta kuptojnë plotësisht tani se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, drejtpërdrejtë, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në.
Shumë prej tyre që nuk kujtojnë më se çfarë e motivoi projektin, në radhë të parë, dhe çfarë vlerash shërben ai, duhet ta shohin tani sa më qartë, sa më shpejt të jetë e mundur, që kjo është një epokë e re, sfidash të reja, që ka nevojë për një Europë të rinovuar, me besim dhe forcë të përtërirë.
Për qytetarët tanë, ankthet e të kaluarës, fantazmat e luftës dhe robërisë janë shumë të reja dhe ne jemi këtu për tu kujtuar gjithashtu qytetarëve tuaj se përse e gjithë kjo ka rëndësi për gjithë Europën dhe të ardhmen e saj.
Po, është një luftë e vazhdueshme, por më lejoni ta përfundoj me interpretimin e Albert Kamy tek “Miti i Sizifit”. “Vetë lufta drejt lartësive mjafton për të mbushur zemrën e njeriut” dhe kjo është gjithashtu arsye pse Kamy sugjeron se duhet ta imagjinojmë Sizifin të lumtur.
Sot unë jam i lumtur! Zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë të mbushura me lumturi! Asnjëherë nuk mendoja se do të gjeja lumturinë në këtë ndërtesë. Ato janë të mbushura me një vendosmëri të re për të vazhduar rrokullisjen e gurëve të integrimit europian deri në majën e kodrës dhe ata janë gjithashtu të mbushur me shpresë, shpresë se përnjëherë, miti dhe politika do të copëtohen. Shpresa se përnjëherë, realiteti i ngjitjes sonë dhe fati i Sizifit do jetë ndryshe, se një ditë do kemi sukses ta arrijmë majën e malit dhe të mos jemi të detyruar të rrokullisemi prapa dhe se ndoshta, vetëm ndoshta, ka pasur një gjë që miti i Sizifit nuk na e ka thënë kurrë, që ai vend, në majë të malit quhet shtëpi dhe është vendi ku kemi përkitur gjithmonë, në Bashkimin Europian, në familjen europiane.
Faleminderit.