Fjala e Ramës: Po ndaj reflektimet e mia për protestën. U mbyll një epokë dhe u hap një tjetër

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për protestën, gjatë mbledhje së Grupit të PS dhe kabinetit.

Në fjalën e tij, Rama ka ndarë reflektimet mbi protestën e që po zhvillohet në bulevard, duke u shprehur se mësimi kryesor është se pas këtij tubimi, faktet nuk janë më të mjaftueshme, por duhet të qeveriset në harmoni me nevojat e përditshme të qytetarëve.

“Mësimi i parë nga ajo protestë është se faktet tona nuk mjaftojnë më, sepse në Shqipërinë që ne transformuam rrënjësisht, njerëzit nuk jetojnë më me kënaqësinë e ndryshimeve apo me inkurajimin që u japin gjërat që ndërtohen. Ata sot jetojnë me pritshmëri që rriten më shpejt sesa mundësitë tona për t’u përgjigjur. Në një Shqipëri që zhvillohet me ritme të reja, ata e përjetojnë zhvillimin me tension, duke e krahasuar atë që shohin me atë që kanë, herë si burim pikëpyetjesh se çfarë po bëhet me vendin dhe, shpeshherë, si ndjenjë pasigurie për pjesën e tyre në një ekonomi që rritet shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me fjalë të tjera, nuk mjafton më të qeverisim të tashmen me investime, arritje dhe integrime, por duhet të qeverisim në harmoni me përvojën e përditshme të qytetarëve, sepse zemrat dhe mendjet e tyre nuk janë më aty ku ishin dje, te çfarë ndryshon në territor, dhe nuk kanë më fare lidhje me statistikat ekonomike, sado pozitive qofshin ato. Ato janë ankoruar te pritshmëritë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bulevardi i flamingove duhet parë jo si një protestë, por si një pasqyrë që Shqipëria na e vuri përpara, duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për ta qeverisur Shqipërinë në këtë fazë të re, të cilën, me doemos, duhet ta kuptojmë ne të parët në të gjithë përmasën e saj.

Unë vetë, në pasqyrën e bulevardit, pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre. Epoka e mbyllur është ajo e mungesave. Në epokën e mungesave, shoqëritë vuajnë përgjatë rrugëve të rrënimit dhe të poshtërimit dhe i gëzohen çdo ndryshimi si fëmija një dhurate.

Epoka e hapur është epoka e pritshmërive, ku rruga e re është standard, jo fitore. Çdo shërbim i mirë merret si i mirëqenë dhe asnjë mungesë shërbimi nuk durohet më. Shoqëria nuk e çon më ndër mend se mund të ketë edhe më keq. Toleranca e saj ndaj asaj që nuk shkon vjen duke u zvogëluar, sepse kjo epokë është epoka e “ka edhe më mirë”.

Për më shumë se 100 vjet në Shqipëri nuk ishte hetuar asnjë zyrtar i lartë. Ndërsa korrupsioni ishte pranuar nga të gjithë si të ishte një fatalitet, një fatkeqësi kronike natyrore. Pyetjes nëse besonin se do të shihnin një ditë zyrtarë të lartë para drejtësisë, i përgjigjeshin me “jo”, tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?