FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fjalimi dhe ftesa nga Presidenti, studentja rebele tregon se…

Oneda Skënderi, studentja e Fakultetit të Drejtësisë e cila mori vëmendjen e të gjithëve në manifestimin e thirrur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës, ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ajo sqaroi se nuk është pjesë e asnjë partie politike dhe se pjesëmarrja në protestë ishte në mbështetje të kauzës. E pyetur nga Bieta sesi u gjend krah presidentit Meta, Skënderi tregoi se ftesa i ishte bërë nga organizatorët.

”Mora një ftesë nga organizatorët për të mbajtur një fjalim. Vendosa që të isha pjesëmarrëse duke qenë se e mbështes shumë kauzën dhe e ndjej shumë atë kauzë. Ndaj rashë dakord dhe isha pjesëmarrëse. Kur vendos të dalësh para shumë njerëzve, siç ishin atje, janë disa risqe që duhen marrë përsipër, kështu që unë i pranova ato”.

Ajo deklaroi në shesh se doli të mbrojë vendin si një idealiste. ”Jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve. Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë. Të lësh vendin pa Gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufijtë. Të mos lësh funksionimin e tre sistemeve është të kalosh kufijtë, të intimidosh mediat, të mos ofrosh shpresë për familjet shqiptare, të rinjtë shqiptarë është të kalosh kufijtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?