Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fjalimi i plotë i Lindita Nikollës: Parlamenti pasuri publike. Bashkëpunim dhe jo ndarje e përçarje

Aktualitet E premte, 10 Shtator 2021 20:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pasi mori 79 vota pro dhe 4 kundër, pasi deputetët e PD-së nuk votuan, Lindita Nikolla mbajti edhe fjalimin e parë si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Në mesazhin e saj, ish-ministrja e Arsimit, tha se Parlamenti është një pasuri publike, dhe se duhet bashkëpunim dhe jo ndarje e përçarje.

Fjalimi i plotë i Lindita Nikollës

Të jem sot këtu para popullit shqiptar dhe para jush, e zgjedhur për të qenë e para mes të barabartëve në Kuvendin e Shqipërisë, shtëpinë e gjithë shqiptarëve, është një nder që nuk thuhet dot me fjalë. Prandaj edhe fjalët do t’i kursej sa të mundem sot, që kohën t’ia lëmë sa më shumë punës në katër vitet që po nisim sëbashku.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përkushtimi ndaj Republikës, Kushtetutës dhe ligjit ka qenë përherë detyrë për mua. Sot bëhet edhe një përgjegjësi shumë e lartë, më e lartë se çdo kisha menduar në jetë. Kjo përgjegjësi dhe ky përkushtim janë sot aleatët e mi në detyrën e Kryetares së Kuvendit, për të marrë një angazhim të fortë, por të sigurt, për të drejtuar punën tonë të përbashkët me:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Debat dhe jo grindje;
Politikë dhe jo retorikë;
Bashkëpunim dhe jo ndarje e përçarje!
Kam fatin që do të eci në një rrugë të shtruar me seriozitet, paanësi dhe kompetencë politike e institucionale nga paraardhësi im, z. Gramoz Ruçi, të cilin dëshiroj ta falenderoj me zemër për punën dhe modelin që krijoi në jetën politike dhe në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 23 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 39 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore

1.Zonja dhe zotërinj,

Ky Kuvend është rezultat i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit që prodhuan një mazhorancë të qartë, dhe formacione politike po aq të lexueshme, në shprehje të vullnetit të grave e të burrave të Republikës së Shqipërisë. Por shifrat e faktet postzgjedhore, madje as përkatësia ime politike, nuk do të jenë aspak ylli i karvanit në detyrën që përgatitem të marr përsipër.

Kjo është pak, por e sigurtë. Për mua, shumicën nga pakica do ta dallojnë vetëm numrat. Për nga hapësirat, mundësitë e kontributi në jetën parlamentare, për zhvillimin e vendit dhe konsolidimin e demokracisë, të gjithë do të ndihen të barabartë. Bashkë, Kuvendin duhet ta bëjmë një pasuri publike, jo një problem për publikun. Kuvendi duhet kthyer, në shembullin e bashkëpunimit, për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën publike.

Të mos kërkojmë thjesht përgjigje të majta apo të djathta, por përgjigje të drejta. Në këtë sallë dhe në këtë vend armiku, nuk jemi ne, të majtët apo të djathtët, socialistët apo demokratët. Ne jemi individë me pikëpamje të ndryshme, shpesh edhe të kundërta, që debatojmë për të bërë të mundur që Shqipëria të fitojë mbi armiqtë e vërtetë: përçarjen dhe urrejtjen, pandeminë dhe traumat, varfërinë dhe korrupsionin.

Ne duhet t’u japim qytetarëve, vajzave e djemve tanë, modelin se si duhet të jetë politika dhe shoqëria. Unë jam e bindur se nëse ne mbjellim sadopak klimë pozitive në këtë sallë, ajo shumëfishohet sa herë shpërndahet shkallë pas shkalle tek qytetarët. Shqipëria ka nevoje për paqe politike dhe na takon neve, deputetëve, që, në emër të së ardhmes europiane të Shqipërisë, të bëhemi lajmëtarë të kësaj fryme.

Jam e sigurtë që forcës sime politike, edhe pse parti fituese në tre palë zgjedhje rradhazi, i takon së pari të mos sillet si triumfatore, por mirënjohëse, e përulur dhe shërbyese e denjë për qytetarët. Sepse ne besojmë fort që Qeverisja është një mundësi për të shërbyer. Ashtu si partitë opozitare nuk duhet të ndihen as të humbura, as të dështuara. Përkundrazi, duhet ta llogarisin veten si kontributore në shtetin tonë, për vendin tonë, për qytetarët tanë. Opozita është një mundësi për të kontrolluar shërbyesit publikë, është një forcë e madhe, në mos më e madhja, për të garantuar demokracinë që me kaq sakrifica Shqipëria e bëri 30 vjeç.

Prandaj, dua të theksoj se opozita do të ketë hapësira të plota për të kontribuar në qeverisje nëpërmjet kontrollit parlamentar të shumicës. Nëse ju, kolege e kolegë të nderuar opozitarë, do të ndjeheni të penguar në ushtrimin e këtyre përgjegjësive demokratike, unë do të jem në krahun tuaj, sa herë do ta kërkojë e drejta, Rregullorja e Kuvendit, ligji dhe demokracia funksionale. Se nuk mund të pretendojmë se duam Shqipërinë, nëse nuk duam dhe nuk respektojmë njeri-tjetrin.

Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e madh të urtësisë. Të jemi të ndershëm me njeri-tjetrin, nëse duam të jemi të ndershëm me Shqipërinë. Shqipëria është në prag të mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare. Prandaj kjo do të jetë legjislatura e zhvillimit të negociatave dhe e avancimit drejt familjes europiane.

Kuvendi do të vazhdojë të kontribuojë për të garantuar legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit dhe të mbikqyrë Qeverinë dhe institucionet e vendit në zbatim të plotë të gjithë rekomandimeve të Komisionit e Këshillit Europian, duke vlerësuar si prioritare luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, mbrojtjen e pronës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Unë do të mbështes maksimalisht Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dhe Komisionin Parlamentar të Integrimit Europian për të përmbushur me sukses detyrat e tyre në procesin e integrimit. Do të lobojmë e bindim që Ballkani Perëndimor të konsiderohet jo një problem më shumë, por një vlerë e shtuar e familjes europiane dhe kufijtë politikë të Europës të afrohen me kufijtë kulturorë e gjeografikë të saj.

Në luftën që ende vazhdon ndaj Covid-19, këtij armiku të padukshëm e të ndryshueshëm, Kuvendi do të mbështesë e mbikqyrë të gjitha përpjekjet e Qeverisë, institucioneve, sektorit privat e grupeve të interesit, për ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe të ekonomisë. Përfitoj nga rasti të përsëris thirrjen për vaksinim, sipas kritereve që kanë rekomanduar ekspertët, si rruga kryesore e parandalimit dhe mbrojtjes. Pandemia na mësoi se rritja ekonomike duhet të jetë një ingredient i shëndetit të popullsisë dhe jo e kundërta. Prandaj, përveç strategjisë dalëse dhe rimëkëmbjes, Kuvendi do të plotësojë kuadrin ligjor të nevojshëm për ndërvarësitë midis zhvillimit ekonomik e mirëqenies dhe shëndetit.

Legjislatura që sapo nisëm do të jetë legjislatura e përmbylljes përfundimtare të pasojave të tërmetit të 26 nëtorit 2019. Kuvendi do të mbështesë e mbikqyrë Qeverinë për zbatimin e Planit të Rindërtimit, strehimin e të gjitha familjeve dhe kthimin plotesisht në normalitet. Në këtë kontekst, Kuvendi do të intensifikojë punën e nisur për rishikimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor që rregullon marrëdhëniet me natyrën dhe mbrojtjen prej fatkeqësive natyrore si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret.

Kuvendi do të vazhdojë mbështetjen e inkurajimin për avancimin e reformës në drejtësi, kompletimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe vazhdimin e vetting-ut. Që drejtësia të shndërrohet në një sistem të ndershëm, të pavarur, funksional e profesional. Kuvendi dhe unë personalisht do të jemi të gatshëm të realizojmë çdo përmirësim ligjor që do të kërkohet a propozohet nga institucionet e drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë, media, shoqëria civile dhe qytetarët, me qëllim që t’u përgjigjemi pritshmërive të shqiptarëve për drejtësi.

Kuvendi, në vijim të kuadrit ligjor të miratuar dhe të punës së nisur, do të vijojë përpjekjen për të krijuar mundësitë dhe infrastrukturën e nevojshme që në zgjedhjet e ardhshme pjestarët e Diasporës shqiptare të votojnë në vendet ku banojnë.

Në këtë legjislaturë, në Kuvend e në Qeveri, ka më shumë deputete gra e vajza sesa në secilën prej legjislaturave të mëparshme. E vetmja gjë prej së cilës nuk duhet të shqetësohemi është rritja e fuqisë dhe e pushtetit të grave e vajzave. Por gratë e vajzat e Shqipërisë do të ndjeheshin më të përfaqësuara nëse shembullin e Kuvendit e të Qeverisë do ta ndiqnin të gjitha institucionet. Prandaj Kuvendi do të mbështesë, duke zhvilluar një kuadër ligjor favorizues mbi barazinë gjinore, nëpërmjet dy korsive:

E para, duke synuar barazinë gjinore në mënyrë kapilare në të gjithë shoqërinë. E dyta, që barazia gjinore të arrihet jo vetëm bazuar në vullnetet politike, por e mbështetur në një kuadër ligjor solid, i cili të përfshijë të gjitha nivelet, sektorët dhe institucionet e shoqërisë. Por këtë nuk mund ta arrijmë vetëm. Barazia gjinore nuk është një çështje e grave dhe e lëvizjeve feministe, por një çështje e kulturës dhe të gjithë shoqërisë.

Kuvendi do të inkurajojë bashkëpunimin me partnerët strategjike, ShBA e BE, vendet fqinje, të gjithë botën e qytetëruar, për të fuqizuar më tej rolin e Shqipërisë, si kontribuese e zhvillimit, progresit, demokracisë, paqes, stabilitetit, luftës kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, mbrojtjes prej ndryshimeve klimaterike të sigurisë ushqimore, humbjeve në ekonomi, parandalimin e epidemive etj.

Ne do të intensifikojmë, shumëfishojmë kontaktet dhe zgjerojmë bashkëpunimim vëllazëror me Kuvendin e Kosovës, me qëllim që të rrisim forcën dhe ndikimin e faktorit shqiptar në Ballkanin e Hapur të Shekullit të 21, sipas parimit sa më shumë të hapemi e ndërveprojmë, aq më shumë fuqizohemi e përfitojmë, për të rritur ekonominë e investimet, gjithnjë sipas vizionit dhe me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE.

Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull i një vendi solidar e mikpritës për njerëzit e komunitetet që rrezikohen e zhvendosen nga luftrat, konfliktet a përndjekjet e natyrave të ndryshme. Shërbimet e mëdha për paqen dhe lirinë e të tjerëve, e bëjnë një vend të vogël nga territori e popullsia, të madh për nga kontributet e rëndësia.

Të dashur kolege e kolegë, Unë kam besim se në realizimin e këtyre qëllimeve, Kuvendi i Shqipërisë nuk do të jetë vetëm. Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me shoqërinë civile, universitetet e komunitetet akademike, me të cilat gjatë legjislaturës së kaluar u krijua një traditë e re bashkëpunimi, grupet e interesit, median dhe ajo që është më e rëndësishmja, me qytetarët. Bashkë me ta do të hartojmë ligje dhe do të ushtrojmë të gjitha përgjegjësitë e Kuvendit të Shqipërisë.

Ne kemi zgjedhur të marrim përgjegjësitë: Për fëmijët tanë, që të shkojnë në shkolla më të mira, me mësues të përgatitur e të përkushtuar; me diploma konkurruese e zhvilluese të personalitetit të të rinjve; Për prodhuesit vendas, që me punën, token, serrat dhe sipërmarrjet e tyre të prodhojnë e shesin produkte konkurruese; Për pensionistët e të moshuarit që të gëzojnë frytet e një jete plot kontribute e sakrifica; Për mjekët, infermierët dhe mësuesit e Shqipërisë; Për të gjithë shqiptarët, në atdhe a në Diasporë. Me ligjet tona të krjojmë mundësi që secili të arrijë ndryshimin që ëndërron.

Një grua shqiptare, më e famshmja grua në botë, aq sa dhe Zoti e pranoi në shenjtërinë e vet, ka thënë “E djeshmja iku. E nesërmja akoma s’ka ardhur. Kemi vetëm të sotmen. Le t’ia fillojmë!” Le t’ia fillojmë, pra, edhe ne!

Etiketat e lidhura

Lindita Nikolla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 1 minute

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 23 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 26 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 28 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.