FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fjalimi i Ramës në Këshillin e Europës, revoltohet përfaqësuesja serbe: Kam 15 vite këtu dhe…

Fjalimi i fortë që mbajti kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, solli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve të grupimeve të ndryshme politike.

“Në emër të grupit të PPE jam e tronditur, ishte mungesë respekti e kësaj organizatë. Raporti nuk ishte serb apo rus, por i kësaj organizate, i miratuar nga shumica dërrmuese. Sinqerisht kam mbetur pa fjalë. Kam 14 vite këtu dhe nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë”, tha Elvira Kovács, përfaqësuese e Partive Popullore Europiane dhe nënkryetare e Parlamentit të Serbisë.

Edhe përfaqësues të tjerë të grupimeve të ndryshme shprehën pakënaqësi ndaj fjalimit dhe kërkuan kohë për të debatuar mbi çështjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?