Fjalori banal në rrjetet sociale, reagon burri i zv.ministres: Ju kërkoj falje publike

Pas shkarkimit nga detyra, ka reaguar publikisht bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Aurel Voda. Ai kërkon falje publike për fjalorin e përdorur, ndërsa thekson se në punën që ka kryer në FSDKSH ka menaxhur më së miri taksat e qytetarëve shqiptarë.

Me një shënim në “Facebook”, Aurel Voda tregon se ai ka qenë i spikatur në ushtrimin e detyrës teksa sqaron se nuk është penalizuar asnjëherë nga Auditi i Brendshëm dhe as nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH. Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja. Iu kërkoj falje edhe atyre. Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai”,- shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?