Flakë tek një pallati tek Ish-Stacioni i Trenit, evakuohen banorët

Kati i tetë i një pallati është përfshirë nga flakët në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit.

Ngjarja ka ndodhur këtë të martë dhe sipas Policisë zjarri ka rënë rreth orës 16:10, ndërkohë që po merren masa për evakuimin e banorëve. Nga të dhënat e para mësohet se ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

”Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Shërbimet e Policisë po marrim masa për evakuimin e banorëve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?