Flakët dalin jashtë kontrollit në Fushë-Bulqizë

Situata e zjarrit në zonën e Qafë Helmesit, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Pavarësisht angazhimit të forcave të shumta në terren, përpjekjet për izolimin e vatrës po përballen me vështirësi të mëdha. Terreni i thepisur dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa prej zonave të prekura.

Në operacion janë angazhuar efektivë të shërbimit zjarrfikës, punonjës të Bashkisë Bulqizë dhe të shërbimit pyjor, si dhe forca të ushtrisë, të cilët vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët. Përhapja e zjarrit mbetet shqetësuese, ndërsa situata në terren vijon të monitorohet nga strukturat përgjegjëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?