Flakët në Bulqizë mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh
Situata e zjarreve në Bulqizë vijon të mbetet problematike, me disa vatra ende aktive në zona të ndryshme.
Prej rreth katër orësh, dy helikopterë po ndërhyjnë nga ajri për të vënë nën kontroll flakët dhe për të penguar përhapjen e tyre. Pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme, zjarri mbetet aktiv në Qafë Helmes dhe në lartësitë mbi fshatin Vajkal.
Forcat në terren vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen për izolimin e vatrave të zjarrit. Fokusi kryesor është frenimi i përhapjes së flakëve dhe mbrojtja e zonave përreth.
Ndërhyrja ajrore dhe operacionet në terren pritet të vijojnë deri në përmirësimin e situatës.
KOHA JONË SONDAZH

