Flakët në Fier vijojnë të mbeten problematike, Çako: Të ndëshkohen maksimalisht njerëzit që ndezin zjarre

Situata e zjarrit në zonën e Levanit vijon të mbetet problematike, ndërsa forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionet për vënien nën kontroll të flakëve. Kreu i emergjencave, Haki Çako, deklaroi për mediat se ndërhyrja po kryhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me dy helikopterë dhe një avion Air Tractor. Sipas tij, operacionet nuk janë kufizuar vetëm në Levan, por janë shtrirë edhe në zona të tjera të vendit të prekura nga zjarret.

Çako tha se zjarri ka nisur në fshatin Drizë dhe i favorizuar nga shpejtësia e erës, është përhapur me shpejtësi në masive pyjore dhe sipërfaqe me ullishte. “Ka disa orë që Fieri dhe kodrinat janë përfshirë nga zjarri masiv që ka ardhur nga fshati Drizë. Për shkak të shpejtësisë së erës, flakët kanë përshkuar masive pyjore dhe pemëtari me ullishte. Po operohet me të gjitha forcat nga toka dhe nga ajri me dy helikopterë”, u shpreh Çako.

Ai bëri të ditur se deri tani evakuimet kanë prekur biznese, ndërsa nuk ka pasur evakuime nga banesat. Sipas tij, vetëm një banesë e braktisur është përfshirë nga flakët. Kreu i emergjencave deklaroi gjithashtu se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht, duke kërkuar nga organet kompetente një reagim të ashpër ndaj autorëve të zjarrvënieve.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Zjarri është ndezur nga dora e njeriut. Gjatë natës do të operohet me forcat nga toka. E rëndësishme është shpëtimi i jetës së njerëzve. Kërkojmë nga organet kompetente që të japin dënimin maksimal për zjarrvëniet e qëllimshme”, tha Çako.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u ndal edhe te rastet e djegies së mbetjeve nga fermerët, duke theksuar se kjo praktikë, e kombinuar me erën e fortë, mund të shkaktojë përhapjen e shpejtë të zjarreve. ”Për shkak të papërgjegjshmërisë së shumë fermerëve që asgjësojnë mbeturina, zjarret marrin përmasa edhe për shkak të erës. Hetimi, identifikimi dhe vënia para përgjegjësisë është detyrë e policisë, e cila duhet të jetë drastike ndaj autorëve të zjarrvënies”, përfundoi Çako.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?