Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:42 Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi Kombëtarja shqiptare nis sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ndërsa trajneri Rolando Maran ka zgjedhur ta fillojë grumbullimin me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Lezhë/ Flakët pushtojnë varrezat, në rrezik Kisha dhe zonat e banuara në Rras e Zimaj

Lezhë/ Flakët pushtojnë varrezat, në rrezik Kisha dhe zonat e banuara në Rras e Zimaj

Aktualitet
E hënë, 7 Shtator 2026 17:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pamje dramatike vijnë nga fshati Rras i Lezhës, ku flakët kanë përfshirë edhe varrezat. Zjarri po rrezikon një kishë, por edhe zonat e banuara në fshatrat Ungrej, Rras dhe Zimaj. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren, së bashku me banorët e zonës, në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Ndërhyrja nga toka vijon të jetë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

Situata është kritike edhe në Pukë, ku mali i Tërbunit, një nga pasuritë më të mëdha pyjore të zonës, po përfshihet sërish nga flakët. Zjarret e riaktivizuara po shkrumbojnë edhe sipërfaqet që kishin mbetur pa u prekur nga vatrat e fundgushtit. Vija e zjarrit tashmë i kalon 10 kilometra dhe flakët i janë afruar lagjes Pezhve, ku një banesë është djegur plotësisht. Ndërhyrja nga ajri në malin e Tërbunit ka qenë e pamundur, pasi helikopterët ndodhen të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në Shkodër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sakaq, në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku zjarri vijon prej tre ditësh, forcat e ushtrisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë krijuar një perimetër sigurie për mbrojtjen e zonave të banuara. Banorët kërkojnë zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe identifikimin e personave përgjegjës për zjarrvënien.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në të gjithë vendin raportohen 14 vatra aktive zjarri, mes tyre në Malin e Dajtit, Vajkal të Bulqizës dhe Kryeziun në Kavajë. Policia ka intensifikuar kontrollet dhe hetimet për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve. Në Fier janë arrestuar dy persona, të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Një 25-vjeçar u kap me dron në një zonë të mbrojtur në fshatin Hasturkas, ndërsa një 60-vjeçar në Eskaj dyshohet se i ka vënë zjarrin tokës që kishte marrë me qira. Për dy persona të tjerë, të moshuar, hetimet po vijojnë në gjendje të lirë.

Mund t'ju interesojë

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pas...

Para 13 minutash
Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhe...

Para 23 minutash
Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe L...

Para 1 ore

Për situatën e zjarreve ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Ai deklaroi se këto raste nuk mund të konsiderohen thjesht si pasojë e pakujdesisë dhe se policia do të vijojë monitorimin e rreptë të territorit, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e çdo personi përgjegjës.

Lexoni edhe:

VIDEO/ Gjekmarkaj për zjarrin në Ungrej: Rreziku ka mbërritur pranë shtëpive, kërkohet ndërhyrje urgjente

Zjarret përvëlojnë Shqipërinë, Balla: Drejtësia dorëzohet përballë piromanëve: 211 raste në 5 vite, vetëm 18 fajtorë

14 vatra aktive, Çako: Mali i Tërbunit ka flakë të konsiderueshme

Etiketat e lidhura

lezhevarreza
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi
Para 2 minutash

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi

Formacioni më i mirë i javës së 11-të në Abissnet Superiore
Para 12 minutash

Formacioni më i mirë i javës së 11-të në Abissnet Superiore

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan
Para 13 minutash

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027
Para 23 minutash

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.