Flakët përfshijnë zonën naftëmbajtëse në Marinzë, në terren tre mjete zjarrfikëse

Një zjarr është regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën naftëmbajtëse të Marinzës, pranë puseve të naftës, duke alarmuar banorët dhe punonjësit e zonës.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe pranë zonës së puseve. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat kanë nisur menjëherë ndërhyrjen për neutralizimin e flakëve.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në zonat përreth.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në rënien e zjarrit. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet përkatëse në terren për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e incidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?