”Flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish”, Tabaku poston fotot: Shteti i pafuqishëm, pa mjete dhe infrastrukturë
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një reagim për situatën me zjarret në vend, thotë se flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish dhe për të shteti është i pafuqishëm, pa mjetet dhe infrastrukturën. Po ashtu Tabaku ka edhe një mesazh mbështetës për sakrificën e punonjësve. ”Punonjësit që luftojnë me zjarrin meritojnë mirënjohje të veçantë: në kushte ekstreme dhe temperatura përvëluese, ata punojnë me përkushtim në vijën e parë të rrezikut. Por sakrifica e tyre nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë e shtetit”,-shkruan Tabaku.
Postimi i plotë
Këtë vit, Shqipëria është përballur me një bilanc të rëndë nga zjarret: pas Borshit, Kaninës, Vlorës, tashmë edhe Gramshit e Tiranës. Është e dhimbshme të shohësh se përballë fatkeqësive të tilla, shteti mbetet i pafuqishëm, pa mjetet dhe infrastrukturën e domosdoshme për t’i përballuar.
Çdo verë, pas çdo tragjedie, dëgjojmë të njëjtat premtime për blerje helikopterësh dhe investime në pajisje.
Por vit pas viti, ato mbeten vetëm fjalë, ndërsa flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish. Menaxhimi i këtij sezoni turistik ka treguar se nga turizmi te emergjencat, mungon një strategji serioze dhe funksionale.
Punonjësit që luftojnë me zjarrin meritojnë mirënjohje të veçantë: në kushte ekstreme dhe temperatura përvëluese, ata punojnë me përkushtim në vijën e parë të rrezikut. Por sakrifica e tyre nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë e shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

