Flakët pushtojnë anën e autostradës Fier–Vlorë, digjen rreth 2 kilometra

Një zjarr ka rënë përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve.

Përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve. Në drejtim të zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes maksimal në këtë segment rrugor, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?