Flamur Çelaj: KÇK e Ramës? Si hajduti që thotë kapeni hajdutin

Ish-deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj u shpreh se ndihet i ofenduar nga shprehjet e kryeministrit Rama.

I ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Çelaj i cilësoi fjalitë e Ramës si ato të kryehajdutit që thotë dilni kapeni hajdutin. Për këtë deklaratë, ai mori aprovimin e publikut në studio, të cilët e duartrokitën.

“Në lidhje me KÇK-në, ndihem thellësisht i ofenduar si qytetar, jo si politikan. Është një terminologji super ordinere. Është terminologji që e gjen nga Blloku, ata qylsat që duan të rrinë në Bllok por edhe të përfitojnë ndonjë gjë “Kap ça të kapësh”. Kjo është e ngjashme me atë “Hëngshin kokat”, e ngjashme me “Tepsinë”, “Kusinë”. Fjalitë e kryeministrit janë si ato të kryehajdutit që thonë dilni kapeni hajdutin”, u shpreh Çelaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?