Flamur gjigant turk në Medresenë e Shkodrës. Revoltohen qytetarët

 

Një flamur gjigant është vendosur në pjesën e përparme të medresesë“Haxhi Sheh Shamia” Dega e Vajzave, në qytetin e Shkodrës çka ka sjellë edhe revoltimin e shumë qytetarëve.

Në rrjetet sociale, ata shprehen se nuk e dinë e kujt ka qenë kjo ide por e quajnë këtë veprim një provokim duke kërkuar që autoritetet të ndërhyjnë. Ata shprehen se situata bëhet akoma më e rëndë kur pranë këtij flamur të stërmadh turk është vendosur një flamur shqiptar me përmasa shumë të vogla.

Për këtë gjë, ka nisur edhe një peticion në internet me titullin “Hiqeni flamurin turk nga Medreseja”.

SHKARKO APP