Flamur Noka me ”Range Rover” të zi 200 mijë euro, bllokon rrugën në emër të varfërisë

Sikurse ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës kanë filluar këtë pasdite bllokimin e akseve kryesore kombëtare duke sjellë kaos në qarkullim. Pavarësisht se kauza e thirrur sipas PD-së ishte varfëria, ajo që ra në sy ishte luksi i shfrenuar i deputetëve të opozitës.

I tillë ishte rasti mjeti luksoz që deputeti Flamur Noka përdori për këtë protestë. Sikurse mund të shihni, Flamur Noka ka bllokuar rrugën duke përdorur Range Roverin e tij personal të zi, një makinë që kushton mijëra euro, aq sa mund të kushtojnë dy apartamente në kryeqytet.

Deputeti që me njërën dorë ngrinte flamurin e opozitës, me tjetrën  plot krenari, çelësat e një prej makinave më të lakmuara në botë. Bllokimi i rrugës për të protestuar kundër varfërisë me një Range Rover 200 mijë eurosh, ky është një moment për ta shkruar në librat e historisë së ironisë së madhe!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?