Flamur Noka përplaset me policinë gjatë protestës: Asgjë nuk e ndal marshimin tonë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur verbalish me efektivët e policisë gjatë protestës së opozitës, teksa u kërkoi atyre të hapnin rrugën për marshimin e qytetarëve.

Në deklaratën e tij, Noka theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese dhe akuzoi drejtuesit e policisë për zbatim të urdhrave politikë.

“E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhërdhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, zyrtari i PD-së u bëri thirrje efektivëve të policisë që t’u bashkohen qytetarëve në protestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët, sepse këta janë të vjedhur po aq sa çdo shqiptar”, deklaroi Noka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?