Flamuri dardan në majën e Evropës Mont Blanc
Alpinistët e Kosovës dita ditës po pushtojnë majat e larta të Evropës. Ekspeditat e tyre vullnetare, që ata ndërmarrin janë edhe një arsye të kuptojmë se për shtet dhe për aktivitete të caktuara mund të arrihen rezultate të mëdha edhe pa përkrahjen e shtetit, por fal vullnetit mundët të nderohet shteti.
Alpinistët kabë arritur që ditën e djeshme në majën më të lartë të Evropës të ngrenë Flamurin e Dardanisë bashkë me foton e Presidentit Rugova.
Dy alpinistët që janë edhe vet brumi i dashurisë ndaj figurës madhore të Rugovës, Astrit Isa Rexhaj dhe Asdren Osaj, me mburrje njoftojnë se kanë pushtuar majën e Mont Blanc 4 810 metra lartësi.
KOHA JONË SONDAZH

