Fleckenstein: Në pushimet e Greqisë, takova një shqiptare
Knut Fleckenstein, raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Evropian duket se është shumë i lidhur me Shqipërinë.
Në një status në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar për një shqiptare që punon në Greqi, të cilën ai e ka takuar.
Ai shkruan se Valeria i kishte thënë atij se shumë shpejt do të kthehet për të punuar në Shqipëri.
Statusi i Fleckenstein:
“Gjatë pushimeve të mia në Greqi kam takuar sot Valerian. Ajo vjen nga Shqipëria dhe punon shumë këtu. Ajo më tha, se një ditë do të kthehet me familjen e saj në Shqipëri. Sa më shpejt aq më mirë. Bukur. Shqipëria ka nevojë për njerëz aktivë, si ajo dhe burri i saj. I uroj fat familjes së saj në të ardhmen në Shqipëri”.
KOHA JONË SONDAZH

