Flet avokati i Rroshit, Dhori Sollaku: Arrestimi i pajustifikuar

Rreth orës 21:00, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka mbërritur edhe avokati mbrojtës i Rroshit, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku.

Sollaku: Ka një masë sigurimi “arrest me burg” me vendim të Gjykatës së Tiranës. Është një çështje që natyrisht nuk i shmanget dot situatës së ndezur politike. Ligji, është miratuar në një kontekst shumë të ashpër të luftës politike, dhe me sa duket edhe implementimi i tij nuk mund t’i shmanget nuancave politike. Unë mendoj se ndonëse regjistrimi i procedimit ka bazë ligjore për shkak të kaluarës së Rroshit, duke qenë minoren në vitet ’92-’95, por kurrsesi masa e sigurimit “arrest me burg” është e pajustifikuar, sepse episodet për të cilat ai akuzohet nuk janë sqaruar nga prokuroria.
Bëhet fjalë për dy momente kryesore: së pari për një vendim dënimi në vitin 1992 kur ai ishte vetëm 16 vjeç e gjysmë, është dënuar sipas të dhënave të Prokurorisë me 1 vit e 4 muaj burg. Është një proces i zhvilluar në mungesë të tij, as nuk është informuar asnjëherë dhe as nuk i është komunikuar ndonjëherë. Në këto kushte, nuk mund të bëhet fjalë për mos deklarim të dhënave kur një person nuk i di.
Së dyti, bëhet fjalë për disa episode në vitin 95-96, me organet ligjzbatuese zvicerane. Në bazë të ligjit të integritetit të figurës së zyrtarëve, detyrimi i zyrtarëve ka qenë për të deklaruar problemet që kanë pasur në vendet e Bashkimit Evropian. Ju e dini që Zvicra nuk është anëtare e BE-së dhe në këto kushte nuk ka qenë detyrë e personave që mbartin detyrimin për t’u vetëdeklaruar për të sqaruar problemet që ata kanë patur.
Unë mendoj se ndoshta në ditët që vijnë, Gjykata do të jetë më e ftohtë në vendimin e saj, sepse deri më tani ka dëgjuar vetëm argumentet e Prokurorisë, dhe në seancë gjyqësore do të jepet argumentet ku mbrojtja dhe vetë personi do të dinë të justifikojnë ato momente të akuzës që ka ngritur Prokuroria.
Unë mendoj se arresti është veprim tejet i nxitur. Rastet janë të rralla kur një person arrestohet në këtë gjendje për veprën penale dyshohet falsifikim. Kemi parasysh një personalitet që ka votuar një popull i tërë në Kavajë. Rreziku se Rroshi mund të largohej jashtë Shqipërisë, askush nuk e beson.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?