Flet deputetja socialiste: Opozita kaloi vijën e kuqe

Deputetja e PS-së, Elona Gjebrea në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se opozita kaloi vijën e kuqe me gazetarët dhe ambasadorin e OSBE.

Biem dakord të gjithë që sistemi zgjedhor ka nevojë të përmirësohet. Në një farë mënyre kanë zgjdhur një formë të shëmtuar, atë të dhunës. Ata kanë kaluar vijën e kuqe qoftë me dhunimin e reporterëve, qoftë dhe me kërcënimet që i kanë bërë ambasadorit të OSBE-së“, u shpreh deputetja socialiste.

Ajo u shpreh se nuk do të bojkotonte në asnjë kohë Parlamentin edhe nëse do të ia kërkonte vetë kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Endri Shabani: Nëse Rama do vendoste të dilnit nga Parlamenti do e respektonit vendimin e tij?

Swiss Digital Mobile Reklama

Elona Gjebrea: PS krijon biseda dhe kushdo jep mendimin e tij. Në asnjë mënyrë unë nuk do të dëgjoja dhe të dilja jashtë Kuvendit. PS nuk e ka menduar kurrë bojkotin e Parlamentit.

Endri Shabani: Më thoni një rast kur keni votuar kundër linjës së partisë.

Elona Gjebrea: Ka qenë një rast për shëndetësinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?