Flet i penduari i Ndragetas: I dhashë një BMW një politikani shqiptar, të transportonte drogën

 

Një politikan shqiptar ka marrë një makinë BMW nga një trafikant Italian, anëtar i klanit mafioz Ndrageta, dhe i ka dhënë të drejtën këtij të fundit të marrë drogën pa asnjë problem nga Shqipëria.

Lajmi është publikuar sot në median italiane ndërkohë që i penduari i drejtësisë i klanit Ndrageta, ka folur përpara prokurorëve gjatë muajve janar dhe shkurt për mënyrën sesi operonte klani mafioz. Ai ka treguar përpara zyrtarëve Italian të drejtësisë mënyrën sesi operohej për trafikun e drogës. Politikanin shqiptar, (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) e ka përdorur për të transportuar sasitë e drogës nëpërmjet makinës së dhuruar.

Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Luciano Nocera përpara hetuesve dhe gjykatësve përmban 500 faqe procesverbalesh. Dëshmia e parë bëhet në tetor, përpara prokurorit Marcello Musso. “Nuk isha i lidhur, por gjithmonë kam qenë pranë njerëzve të lidhur, kam bërë burg pa folur kurrë, atëherë Luigi kërkoi që të ecja përpara”. Fjalët e Nocerës janë nga pyetjet e bëra në janar e shkurt 2015 për Ndrangheta në Lombardi. Nocera është kalabrez. Eshtë një trafikant droge dhe nuk di shumë nga rregullat e Ndragetës. Janë shumë dyqane, sipërmarrje, bare e restorante ndërmjet Milanos e Comos që kontrollohen nga njerëzit e Ndragetës. “Ka njerëz që shkojnë të punojë por që më pas u pëlqen Ndrageta, u pëlqen respekti për të qetë të lidhur me të, tregon i penduari. Kështu, dikë që ka kryer një krim nuk e gjen dot, sepse janë njerëz që nga e hëna në të shtunë shkojnë në punë, dhe më pas të dielën bëjnë “djalin e keq”.

Mafia shumë shpesh sipas tregimeve të tij i ka ofruar të hapë një lokal, një celulë të Ndragetës. Por ai nuk kishte pranuar. “Nuk më pëlqen të përfshihem në gjëra të rrëmujshme. Më pëlqen të rri në hije”. Nocera trafikon drogë nga Zvicra dhe “i dhuron një BMW një politikani shqiptar, në këmbim të të drejtave për trafikun e drogës”shkruan Corriere.

SHKARKO APP