Flet ish-truproja i Sali Berishës: Si mbeta në protestën tek “Rruga e Kombit”

Dhjetëra qindra qytetarë nga zona e veriut, por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe nga Kosova protestuan në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës së vendosur për mjetet që kalojnë në këtë aks rrugor. Protesta u shoqërua me dhune dhe përplasje mes qytetarëve dhe policinë, por ajo që ra në sy ishte fakti se në protestë u vu re edhe pjesëmarrja ish truprojës së ish kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale tregon arsyet si u gjend në protestë dhe mbështetjen e tij për PD.

Statusi i plotë:
Une po shkoja per ne shtepine time. Pashe shume qytetare qe kishin ardhe per proteste e mu ba zemra mal se i perkas kesaj zone.
Une jam pjese e Partise Demokratike dhe mbeshtetes i pa lekundur i oreve te para. Nuk ja kam kursyer perkrahjen as kontributin ne vite. Jam pishtare i Demokracise.
Nje vlla u vra me 28 Nandor 2000 ne protesten e Partise Demokratike per vjedhjen e votes.
E bej kte sqarim te nevojshem per te sqaruar gazetarucet qe dizinformojne opinionin publik. Qe shigjetojne ne menyre dashakeqese e tendencioze.
Une jam Tropojane por dje isha mes qindra mijrave te ardhur nga gjithe Shqiperia e Kosova. Por dje te gjithe u bame Kukesian e krenare.
Dje dhe sot isha jam e do te jem kudo ku padrejtesia kthehet ne ligj.
Jam kudo ku vllezerit e mi nga Saranda ne Tropoje protestojne ku e drejta e liria e tyre cenohet.
Rrugetimin tim e kam e bere e do ta bejne emer te se drejtes duke qene korekt ne menyren me rigoroze me ligjet e shtetit. Kurre nuk e kam e kundershtuar ofenduar policine e shtetit.
Ata jane njerezit me te vuajtur ku ne mes te tyre ka dhe provokatore qe nxisin dhune. Me respekt Sali Lushaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?