Flet mjeku Edvin Prifti: Nëse keni simptoma nuk duhet të paraqiteni në urgjencë, por telefononi në numrin 127

Tashmë koronavirusi nuk quhet më covid 19, por sars cov 2. Mjeku Edvin Prifti i ftuar në studion e emisionit “Tempora” tha se virusi po merr përmasat e sarsit të vitit 2003.

Edvin Prifti: Është një gjë shumë interesante që ju duhet ta dini, që ka ndodhur në 2-3 ditët e fundit. Nga koronavirus u quajt covid 19 dhe në 48 orët e fundit është quajtur sars cov 2. Sars është epidemia e vitit 2003 dhe mesa duket në bazë të gjithë të dhënave klinike, ky është një virus që shkon drejt atij që është i tipit të sarsit. Nga pikëpamja terminologjike shkencore fillon të përdoret në lietaraturë quhet sars cov 2.

Mjeku prifti është i mendimit se edhe kjo gjendje do të përballohet, ndaj kërkoi që mos krijohet panik.

Edvin Prifti: Nuk duhet ta na shtyjë drejt frikës dhe panikut, por duhet të na mbajë nën tension për tu përballur sepse edhe konotacioni fillon ndryshon dhe në këtë këndvështrim është e rëndësishme që sars cov 2 ti jepet një rëndësi e duhur.

Sipas shefit të Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti, maskat nuk janë për të mbrojtur veten, por të tjerët.

Në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ai tha se nëse dikush shfaq simptoma nuk duhet të paraqitet te mjeku në urgjencë, por të telefonojë në numrin 127.

Edvin Prifti: Maskat nuk janë për të mbrojtur vetveten, por janë për të mbrojtur të tjerët. I gjithë publiku duhet të fillojë të ndërgjegjësohet. Kur të gjithë mbrojmë njëri-tjetrin me maska, automatikisht kemi mbrojtur edhe veten. Duhet të fillojë ky koncepti i ri i solidaritetit, në mënyrë që t’i pritet rruga inteligjencës së virusit. Ky nuk është një virus i thjeshtë, pasi për herë të parë shteti italian ka nxjerrë ushtrinë. Kemi të bëjmë me një problem që duhet të jemi seriozë. Nëse keni simptoma nuk duhet të paraqiteni në urgjencë, por telefononi në numrin 127. 

SHKARKO APP