Flet shqiptari tjetër që i shpëtoi sulmit në Mynih: Isha aq afër tyre
Një shqiptar tjetër tregon sesi shpëtoi paq gjatë sulmit në qendrën tregtare ‘’Olympia’’ në Mynih të Gjermanisë.
Ja sesi Enis Zulfaj, nga Kosova e rrëfen konkretisht momentin e tmerrit që ka parë me sy:
“Para disa orëve për fat të mirë shpëtova nga një sulm terrorist në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë. Isha vetëm pak metra afër atyre qënieve të frikshme që bërtisnin dhe gjuanin me armë. Aty pashë tmerrin.
Të gjithë vraponim me sa fuqi kishim për t’u larguar nga objekti. Njerëz të çmendur nga frika, fëmijë e të moshuar duke qarë e duke kërkuar ndihmë, gjithçka e tmerrshme. Qindra automjete policie e shumë grupe të ndihmës mjekësore, të cilët na pyesnin nëse kemi nevojë për ndihmë pak minuta pas ngjarjes.
Një shtet i përgatitur siç është Gjermania e ka të pamundur t’i parandaloje këto sulme, frikësohem ç’ka do të ndodhë nëse diçka e tillë ndodh në Kosovë? Vërtet meritojnë vdekjen të gjithë këto qenie jonjerëzore. Vërtet meritojnë vdekjen të gjithë ata që i përkrahin. Vërtet nuk mund të quhen njerëz ata që nuk i kundërshtojnë dhe nuk e luftojnë këtë grup terrorist”.
KOHA JONË SONDAZH

