Flitet për një video të dytë, Tom Doshi i vuri pistoletën në kokë Bamit?

Shqiptarja.com shkruan se ekziston edhe një video e dytë lidhur me “rrëfimin” e dëshmitarit Durim Bami.

Në të shfaqet Bami përpara Doshit duke rregjistruar rrëfimin në ambientet e zyrës së deputetit të Shkodrës.

Por në kohën që Bami rrëfente, burime të gazetës Shqiptarja.com pohojnë se Doshi kishte drejtuar një pistoletë mbi kokën e Bamit.

Këtë gjë Bami e ka dëshmuar edhe në prokurori duke thënë se rrëfimi i tij ishte i stisur nga vetë deputeti shkodran.

SHKARKO APP