Floida Kërpaçi në kampin e LRI-së në Jalë: Ta kthejmë forcën e rinisë në uragan të madh ëndrrash, për ta bërë Shqipërinë siç e duam!

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi, u është drejtuar të rinjve me një apel të fortë.

Nga kampi veror i LRI-së në Jalë, Kërpaçi deklaroi se ka ardhur koha për ta kthyer “vështirësinë në forcë, në besim, në dashuri që kemi për vendin tonë, sepse vetëm kështu ne mundet ta ndërtojmë, ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç duam ne të jetë. Shqipëria është shtëpia juaj, për Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk është një slogan për ne është një mision kombëtar”.

Fjala e Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi nga kampi veror i LRI
Mirëmbrëma dhe mirëseerdhët në kampin veror të LRI!
Këtë vit ka një energji të jashtëzakonshme nga gjimnazistë që vijnë për herë të parë dhe ky kamp vazhdon traditën, duke dëshmuar punën në grup, bashkëpunimin, forcën e ekipit mbështetjen që ne tregojmë për njëri-tjetrin dhe në fakt këto janë vlera që ne si LRI i kemi. Vlera që sot më shumë se kurrë duhen në shoqëri. Unë e njoh gjithësecilin prej jush, i di problemet që keni, e di se sa e vështirë është që ta jetosh dhe ta ndërtosh të ardhmen në Shqipëri. Ama ne nuk mund të dorëzohemi. Ne nuk mund të themj që e ardhmja nuk na përket në Shqipëri.

Këtu më vjen një thënie e Abraham Linkoln që thotë: Nëse do të parashikosh të ardhmen, atëherë ti duhet ta ndërtosh vetë atë! Prandaj ka ardhur momenti shokë, miq, bashkëmoshatarë të mi që ne të marrim fatin në duart tona për ta ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Shumë prej jush u përballën me çmendurinë, dashakeqësinë, ligësinë e qeverisë dhe ministres me pyetjen që të gjithëve na iku truri, se çfarë u bë me Turin? Në fakt ky është një ndër problemet që në sistemin arsimor që ne si të rinj ndeshemi sot. Një sistem arsimor i dështuar, që nuk garanton cilësinë në mësimdhënie, por mbi të gjitha që nuk na lidh ne me tregun e punës.

Prandaj sot ne ndihemi të pashpresë, jo se nuk e duam Shqipërinë, vendin tonë. Ne bashkë kemi diskutuar dhe kemi ndarë ëndrrat që kemi për të jetuar në Shqipëri. Por vështirësitë janë të mëdha. Apeli im për të gjithë ju këtu sot është: le ta kthejmë këtë vështirësi në forcë, në besim, në dashuri që kemi për vendin tonë, sepse vetëm kështu ne mundet ta ndërtojmë, ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç duam ne të jetë. Shqipëria është shtëpia juaj, për Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk është një slogan për ne është një mision kombëtar. Është një mision kombëtar për familjen, për gratë, për të rinjtë, për të qenë në Shqipëri, për ta ndërtuar të ardhmen këtu. Ne kemi shumë për të bërë, kemi shumë për të dhënë. Do doja që ta përmendja gjithësecilin prej jush, por ama dua që këto 5 ditë t’i shfrytëzojmë për t’u njohur me njëri tjetrin t’i shfrytëzojmë për të krijuar besimin te njër tjetri. Mbi të gjitha t’i shfrytëzojmë për të marrë forcë nga njëri tjetri e kur të kthehemi në shtëpitë tona në lagjet tona, në shkollat tona, kudo që jemi të rinisim një lëvizje, lëvizjen e rikthimit të shpresës së të rinjve shqiptarë, sepse vetëm kështu ne mundemi të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri, t’i mbajmë bashë moshatarët tanë këtu dhe të gjithë bashkë ta ndërtojmë Shqipërinë si shtëpinë tonë.

Të kemi këtu në Shqipëri arsim cilësor, punësim të mirëpaguar, sepse ne jemi ndryshe nga ata. Ata kanë marrë modelin e antivlerave dhe i kanë hipur në piedestal. Ndërsa ne mbështesim të rinjtë që kanë vlera, të rinjtë që duan të qëndrojnë në Shqipëri , të rinj që kanë ndjekur studimet jashtë dhe brenda vendit. Dhe për këtë kemi një mbështetje shumë të madhe, kemi mbështetjen e kryetares sonë, të mikeshës sonë, të gruas së fortë, Monës dhe bashkë si një ekip, si një trup i vetëm, ne kemi një alternativë, alternativën që ngjall besim, që ngjall shpresë, që ngjall forcë. Dhe këtë alternativë, ky është apeli im, ë trokasim në çdo derë, ta çojmë tek çdo i ri, të ftojmë gjithësecilin dhe t’i themi “Ne nuk mund të largohemi”. Ne nuk mund të braktisim familjet tona, shtëpinë tonë, prindërit tanë dhe atdheun tonë për shkak të kësaj qeverie dhe të kësaj klike. Ky është misioni jonë.

Le ta kthejmë këtë forcë në një forcë të jashtëzakonshme, në një uragan të madh të ëndrrave, të dëshirave dhe të aspiratave që ne kemi për Shqipërinë tonë. Uroj që gjithësecili prej jush t’ia kalojë sa me bukur, të ndërlidhi miqësi me njëri tjetrin, të lidhemi dhe më shumë. Të kuptojmë ëndrrat që kemi dhe të kthehemi në shtëpinë tonë edhe më të fortë, edhe më të kënaqur, edhe me më shumë emocione pozitive. Në fund të fjalës time do të doja të falenderoja të gjithë të ftuarit të cilët jo vetëm sot, por do të jenë me neve gjithë kësaj jave dhe bashkë me ta do të qendrojmë me të gjithë të rinjtë. Do të ndajmë diskutimet, do të ndajmë platforma. Por, kam bindjen dhe besimin që do të gjejmë edhe forcën, edhe besimin, edhe kurajon që ne kemi dhe këtë besim dhe këtë forcë do ta kthejmë në lëvizjen e jashtëzakonshme që do të kthejë në Shqipëri një ëndërr të re, një shpresë të re, një lëvizje të re, të rikthimit të shpresës. Faleminderit të gjithëve dhe urojë t’ia kalojmë sa më mirë këto 5 ditë në kamp.

SHKARKO APP