Floida Kërpaçi: Në Shqipëri është instaluar sistemi i antivlerave, i miri nuk vlerësohet

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, u ndal tek fenomeni i largimit masiv të qytetarëve nga Shqipëria, ndërsa për këtë ajo bëri përgjegjës në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin e vendit teska e akuzoi për keqqeverisje në disa fusha.

Ajo tha se kryeministri Edi Rama, ka dështuar në realizmin e detyrave dhe premtimeve që ka artikuluar para qytetarëve në kohë fushatash. Por pse po ikin në mënyrë masive qytetarët shqiptarë, ish-deputetja Kërpaçi tha se shkak për këtë fenomen në rritje është bërë promovimi i anti-vlerave.

“Ne si opozitë kemi marrë përgjegjësitë  për të qenë bashkë me ta për të hapur një kapitull të ri ekonomik dhe rikthimin e  shpresë te qytetarët. Sot ne duhet të ishim pjesë e Bashkimit Europian, por kjo nuk ndodhi. Kjo qeveri nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe nuk mbajti premtimet as për shëndetësinë dhe as për 300 mijë vende pune. Çdo qeveri ka pasur problemet e saj, dhe nuk ka arritur 100% të rezultatit, por në asnjë moment nuk ka sjell këtë model që solli kjo qeveri. Ne duhet të vendosim në Shqipëri modelin që qytetari të votojë dhe vota e tij të jetë përfaqësuese. Që do të thotë që qytetarët shqiptarë të votojnë për të fituar më i miri dhe jo të devijojë siç është bërë në 2017, pasi vota e tyre nuk u lexua. Në Shqipëri është instaluar sistemi i antivlerave  dhe më i miri nuk vlerësohet, pra ata (maxhoranca) thonë se dua këtë model me lidhje të shkurtra dhe kjo ka çuar në rezultatin e largimeve masive nga vendi”-tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?