Floriana Garo: ”Foltorja” është shpresdhënëse, Berisha është i ri në shpirt

Erdhi si zëdhënëse e fushatës zgjedhore të PD më 25 prill, por tashmë është drejtoresha e Komunikimit në ”Foltoren” e Sali Berishës. Floriana Garo thotë se Partia Demokratike nuk mund të mendohet pa Berishën. E ftuar në ”Çim Peka Live”, për të ”Foltorja” e Berishës është shumë shpresdhënëse.

”Unë kam ardhur në Shqipëri nga Zvicra për të qenë në vendin tim dhe për të dhënë kontribut për PD në këtë moment kyç të historisë.

Basha vendosi të më vëri si zëdhënëse, por marrëdhënia ime me Berishën ka qenë më e hershme dhe Berisha te unë ka ndikuar për përfshirjen time në PD, kjo se unë e kam vlerësuar dhe respektuar.

PD nuk mund të mendohet dot pa Berishën. Unë mendoj se ndryshimi sot është të ardhurit në pushtet e PD, me të rinjtë që janë plot shpresë.

Berisha është i ri në shpirt plot me shpresë, që po shkund PD-në në një mënyrë që nuk është menduar kurrë, edhe ai ka thënë se nuk e ka pritur. Foltorja është shumë shpresëdhënëse”.

SHKARKO APP