Floriana Garo: Pata një zhgënjim, mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim
Floriana Garo u emërua zëdhënëse e fushatës së PD-së, por shprehet se mbeti shumë e zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare më 25 prill. Gjatë një interviste për emisionin ”Fit Station”, Garo tha se familja e saj ka zgjedhur që të kthehet në Shqipëri për të jetuar, ndërkohë që nuk e përcaktoi se cila do të jetë e ardhmja e saj në politikë.
“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati, mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim. Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë. Zgjedhja e familjes tonë për t’u kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës. Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gezojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira, ata janë shumë të lumtur. Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por për momentin do qëndrojmë në Shqipëri”.