Floriana Garo: Shtëpia e lirisë nuk do jetë kurrë bunker i pengut të qeverisë, Bardhi pranoi blindimin e selisë
Zëdhënësja e ”Foltores”, Floriana Garo thotë se sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u detyrua që të përgënjeshtronte publikisht Lulzim Bashën duke pranuar se selia e PD është bunkerizuar, por për të nga nesër, ”Shtëpia e Lirisë” nuk do të jetë më bunker i pengut të qeverisë. ”Për të ruajtur karrigen e thyer të deputetit Brava dhe pazaret e tij të pista me koncesionet e Edi Ramës”.
Postimi i plotë
Një ditë nga protesta për ç’bunkerizimin e PD, gaztori i shoqatës “humbim për të fituar”. Bardhi u detyrua të përgënjeshtronte publikisht Lulzim Bravën duke pranuar se selia e PD është bunkerizuar për të ruajtur karrigen e thyer të deputetit Brava dhe pazaret e tij të pista me koncesionet e Edi Ramës!
Siç është bërë e qartë për të gjithë tashmë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, deputetit Peng-Basha i ka mbetur në dorë vetëm brava, vula dhe dera për të vazhduar pazar-humbjet e tij me Edi Ramën! Nesër kjo merr fund! Shtëpia e lirisë nuk do jetë kurrë bunker i pengut të qeverisë! Ajo u përket të gjithë demokratëve pavarësisht bindjeve apo qëndrimeve të tyre.
Deputeti Brava mund të bunkerizojë shtëpinë e tij, madje dhe të strehojë aty mercenarë të armatosur me apo pa maska, por kurrësesi shtëpinë e demokratëve të lirë! Ora e lirisë po afron! Nesër fillon rrugëtimi yne i përbashket drejt FITORES!