Floriana Garo tregon se çfarë do të ndodh te “Air Albania” këtë të shtunë
Zëdhënësja e “Foltores”, Floriana Garo ka folur për Kuvendin e datës 11 dhjetor, të thirrur nga delegatët dhe Sali Berisha.
Garo pohon se në stadium do të ketë edhe demokratë të tjerë, mbështetës të kësaj partie, duke nënkuptuar se stadiumin do ta shohim plot.
E ftuar në emision “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Garo u pyet nga gazetari Ylli Rakipi, se a do të mundet qyetetarët nga shtëpia të shohin verifikimin e delegatëve live. Ajo tha se gjithçka do të jetë transparente.
Pjesë nga biseda:
Floriana Garo: Ne kemi arritur të mbledhim 5100 firma të delegatëve, që me vullnetin e tyre, për herë të parë në histori, vetë anëtarët marrin në dorë fatin e tyre.
Organizimi është menduar t’i akomodojë në një pjesë të mbyllur të stadiumit, ku delegatët do të jenë të veçuar nga pjesa tjetër. Kemi vendosur që përveç delegatëve, të jenë pjestarë edhe antarët dhe simpatizantët e PD.
Është diskutuar gjatë se ku do të bëhej Kuvendi. Vetëm Air Albania, ka mundur të akomodojë të gjithë delegatët, që edhe procesi të bëhet në mënyrë transparente, por edhe njerëzit që të jenë pjesë.
Ylli Rakipi: A do të mund të shohim ne, që delegatët identifikohen?
Floriana Garo: Do të jetë i dukshëm në ekran në stadium.
Arjan Curri: Vetëm kështu mund të bëhet, me fytyrë dhe me zë.