Floriana Garo tregon si nisi bashkëpunimi me Bashën e Berishën
Floriana Garo para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ishte zëdhënëse e PD-së. Ajo sot është anëtare e re e Këshillit Kombëtar të PD. Garo tregon se ka ndikuar bashkëshorti që ajo të angazhohet në politikë dhe ata diskutonin shpesh për këtë çështje kur jetonin në Zvicër.
“Kishim vendosur që të ktheheshim për shkak të Covid-19 dhe shpreha dëshirën time tek z. Basha për të kontribuar për PD dhe ai më pa në këtë rol”.
Ajo tregon se ka qenë gjithmonë më afër Berishës dhe pasi e njohu personalisht u bë më e lehtë që të ishte bashkëpunëtore e tij.
“Unë i shpreha dëshirën pasi mbështesja të gjithë lëvizjen e Foltores. Doja të isha pjesë e kësaj dhe doja ta ndihmoja me pjesën time. Ai e pranoi këtë”.