Floriana Garo: Vajzat dhe gratë meritojnë një kryeministër që i respekton, jo ti dhunojë si Rama
Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo përmes një video mesazhi të publikuar në facebook, thotë se kryeministri Edi Rama sot duhesh ti kishte kërkuar falje të gjithë zonjave që ka bullizuar, ofendruar dhe talluar. Nga ana tjetër, duke përdorur fjalën ”Sikur ajo të ishte vajza juaj”, Garo nënvizon edhe se vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to.
Postimi i plotë
Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!
Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite.
Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.