Floriana Garo: Vetëm Lulzim Basha mund të sjellë ndryshimin! Andi Lila: Të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin

Ish-futbollisti Andi Lila u kërkoi demokratëve nga podiumi në sheshin “Nënë Tereza” që të votojë me 25 prill me dorën në zemër, për PD-në për të sjellë ndryshimin.

“Përpara se të nis këtë fjalim, ne kemi një amanet që nga studentët e ’90 dhe kauzën e kemi të pa përfunduar, një thirrje këtu “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ndihem i privilegjuar sot t’u drejtohem të gjithë shqiptarëve të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin.

Sot dua të them se kam pranuar ofertën politike të kryeministrit Basha me bindjen e plotë se fitorja është e jona. Sa herë jam futur në fushën e futbollit e dija që në fund do të kishte një që fiton dhe një që humbet, por kjo e sotmja nuk është lojë, garë, por përballje, e ardhmja e fëmijëve tanë. Me 25 prill të gjithë shqiptarëve u them se me dorë në zemër votoni PD-në dhe Lulzim Bashën” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas fjalën e mori Floriana Garo. Zëdhënësja e PD-së u shpreh se njeriu i vetëm që mund të sjellë ndryshimin është Lulzim Basha. “Pasi kam takuar disa herë Bashën kam krijuar bindjen se ai është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë, i dashur me njerëzit, karizmatik, dhe që është i gatshëm që të sjellë ndryshimin që ne kemi kaq shumë nevojë. Muajt e fundit e kam parë Bashën të punojë deri në orët e vona të natës duke u konsultuar me ekspertë për të sjellë plane të detajuara, nuk e kam parë asnjëherë të lodhur, por me entuziazëm të jashtëzakonshëm për të sjellë ndryshimin” tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?