Fluks i lartë në pediatrinë e Vlorës/ Më shumë se 60 fëmijë vizitohen çdo ditë, virozat në rritje
Virusi i gripit vazhdon të qarkullojë në Vlorë, duke prekur të gjitha grupmoshat.
Çdo ditë, rreth 60 fëmijë paraqiten në pediatrinë e qytetit për ndihmë mjekësore. Mjekët shprehen se këtë dimër rastet e sëmundjeve të rrugëve të sipërme respiratore, infeksioneve virale dhe temperaturave të larta janë shtuar ndjeshëm.
Sipas pediatres, prindërit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj të vegjëlve, sidomos për t’i mbrojtur nga ndryshimet e temperaturave, dhe të paraqiten menjëherë në spital, veçanërisht për fëmijët nga 0-1 vjeç.
Aktualisht, rreth 35 fëmijë marrin shërbim hospitalor në Pediatrinë e Vlorës, ndërsa çdo ditë rreth 60 fëmijë kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë qendër.
KOHA JONË SONDAZH

