FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fluks i lartë udhëtarësh në Morinë, Kosova heq masat

Kalimi i shtetasve shqiptarë drejt Kosovës i është rikthyer normalitetit mëngjesin e kësaj të hëne. Autoritetet e Kosovës kanë hequr masat që mbajtën për një javë, siç ishte certifikata mjekësore që tregonte negativitetin ndaj Covid-19 ose karantinimi 7-ditor.

Në kufi tashmë kontrollohet vetëm temperatura dhe mbahen shënim të dhënat e udhëtarëve dhe vendin ku po shkojnë. Fluksi i lartë i qytetarëve të Shqipërisë për të hyrë në Kosovë ka bërë që të krijohen radhë të gjata, nga persona që shkonin drejt Kosovës.

Për të parë nga afër situatën, në pikën e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë ishte edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, i cili ka apeluar për respektim të masave dhe këshillave nga autoritet shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës ka shpërndarë edhe maska për shtetasit shqiptarë që futeshin në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?