Fluks lëvizjesh në Kakavijë, në 24 orë kaluan mbi 10 mijë shtetas

Fundjava ka nisur me fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës, ku vijojnë të regjistrohen shifra rekord pasagjerësh.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave, vetëm në 24 orët e fundit në pikën kufitare në Kakavijë kanë kaluar mbi 10 mijë shtetas, nga të cilët afro 4 mijë kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 6 mijë kanë dalë drejt Greqisë.

Për të evidentuar radhët e gjata pika doganore nga të dyja anët po punon me kapacitet të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi po përjeton bum turistik, i cili shtohet edhe më shumë gjatë fundjavës për shkak të lëvizjeve drejt shteteve fqinje, si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo Greqia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?